Ekspertët: Qëndrimi i keq gjatë ditës, shkaku i fshehtë i pagjumësisë

Ekspertët: Qëndrimi i keq gjatë ditës, shkaku i fshehtë i pagjumësisë

Shumë njerëz fajësojnë kafeinën, stresin apo jastëkët e parehatshëm për netët pa gjumë, por ekspertët britanikë paralajmërojnë se problemi mund të jetë shumë më i thjeshtë – mënyra se si ulemi dhe qëndrojmë gjatë ditës. Orët e gjata të kaluara të përkulur mbi ekranet e telefonave apo kompjuterëve prishin ekuilibrin natyror të trupit, duke shkaktuar tension në qafë e shpinë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit. Sipas ekspertes së gjumit Lisa Artis, qëndrimi i keq mund të çojë në “qafën e teknologjisë” – një sindromë që prek miliona njerëz në mbarë botën. “Nëse qafa juaj është e shtrembër pas një dite të përkulur mbi laptop apo telefon, ka shumë gjasa të keni vështirësi në gjumë dhe të zgjoheni të lodhur”, shpjegon ajo për Daily...