Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Zjarri kishte mbaruar kur mbërritëm’, Detajet rrëqethëse nga Maliqi: Nënën e gjetëm te kuzhina, fëmijët në oborr
Detaje të reja janë bërë publike nga Shefi i Shërbimit Zjarrfikës të Maliqit, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në ditën e sotëm, ku si pasojë e një zjarri në një banesë humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spital. Shefi i Shërbimit Zjarrfikës ka zbuluar se dy fëmijët janë gjetur në oborrin e banesës, ndërsa nëna e tyre është gjetur në derën e kuzhinës. Sipas tij, shenja djegie janë konstatuar vetëm të vajza 6-vjeçare, në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të turpit, ndërsa nënë e bir kanë ndërruar jetë nga asfiksia. “I kemi gjetur pa shenja jete djalin 14-vjeçar dhe zonjën e shtëpisë, te asfiksuar nga tymi. Djegiet...