Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Izraeli nis sulme ndaj Hamasit pas shkeljes së armëpushimit
Izraeli thotë se ka nisur një seri sulmesh kundër Hamasit në përgjigje të shkeljes së armëpushimit. Sipas mediave të huaja, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë lëshuar një deklaratë, duke njoftuar se do të kryejnë sulme ajrore shtesë në Gaza. “Në përgjigje të shkeljes flagrante të marrëveshjes së armëpushimit më herët sot (e diel), IDF ka filluar një seri sulmesh kundër objektivave terroriste të Hamasit në Rripin jugor të Gazës”, thuhet në deklaratë. Ushtria izraelite kreu sulme ajrore më herët në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pasi trupat e saj u qëlluan në një zonë pas vijës zyrtare të tërheqjes. Hamasi tha se nuk ishte në dijeni të përleshjeve. Një zyrtar ushtarak izraelit më pas i informoi gazetarët se sulme të tjera mund të kryhen sot në...