Trump i kërkoi Zelenskyt të dorëzojë Donbasin dhe paralajmëroi për “shkatërrim” total të Ukrainës

Trump i kërkoi Zelenskyt të dorëzojë Donbasin dhe paralajmëroi për “shkatërrim” total të Ukrainës

“Financial Times” shkruan se në takimin e pak ditëve më parë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i bëri thirrje kreut të shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të pranojë kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës. Ai e paralajmëroi Zelenskyn se diktatori rus, Vladimir Putin do ta “shkatërronte” Ukrainën nëse udhëheqësi ukrainas nuk binte dakord. “Financial Times” shkruan se këtë e ka konfirmuar nga persona që ndodheshin brenda takimit. Sipas tyre, takimi midis presidentëve të SHBA-së dhe Ukrainës u shndërrua vazhdimisht në një “përplasje britmash” gjatë së cilës Trump “vazhdimisht shante”. Ata shtuan se Trump hodhi poshtë hartat e vijës së frontit në Ukrainë dhe këmbënguli që Zelensky t’i jepte Putinit të gjithë Donbasin, dhe përsëriste vazhdimisht kërkesat e Putinit. “Edhe pse ukrainasi në fund arriti...