Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Çairi është diamant! Reagimi emocionues i liderit pas fitores së koalicionit VLEN në zgjedhjet lokale
Pas rezultatit të zgjedhjeve lokale në Çair, lideri i koalicionit VLEN Izet Mexhiti përshëndeti qytetarët me një mesazh të fuqishëm dhe emocionues, duke falënderuar secilin që besoi dhe votoi. “Çairi është DIAMANT! Falënderim nga zemra për secilin qytetar që besoi, që doli dhe që votoi me bindje. Kjo fitore është zëri i njerëzve që kërkuan dinjitet, drejtësi dhe zhvillim të vërtetë,” shkruan ai. Në reagimin e tij, ai theksoi se kjo fitore është një moment historik, i shkruar nga guximi dhe besimi i qytetarëve, dhe falenderoi për çdo mbështetje të dhënë gjatë këtij rrugëtimi. “Faleminderit për çdo duarshtrëngim, për çdo fjalë mbështetjeje, për çdo orë që keni ndarë për këtë rrugëtim. Kjo është fitore e përbashkët, fitore e qytetarëve, fitore për Çairin,” shtoi ai. Ai njoftoi...