Vjedhja në Luvër, nata kur një italian në 1911 vodhi Mona Lisën e famshme

Vjedhja në Luvër, nata kur një italian në 1911 vodhi Mona Lisën e famshme

Bota E Diel, 19 Tetor 2025 20:56 Marre nga Top Chanel Natën midis 21 dhe 22 gushtit 1911,  Luvri u mbyll për mirëmbajtje. Një burrë, i veshur si punëtor,  hyn në Salon Carré,  ku ekspozohet portreti më i famshëm në botë. Disa orë më vonë,  Mona Lisa e Leonardo da Vinçit zhduket. Ky ishte fillimi i vjedhjes më të famshme në historinë e artit. Vincenzo Peruggia,  një piktor shtëpish nga Dumenza, në provincën e Vareses,  ishte pas kësaj vjedhjeve.   I bindur—gabimisht—se piktura ishte vjedhur nga Napoleoni dhe i vendosur ta “kthente atë në Itali”, ai hartoi një plan sa të thjeshtë aq edhe të guximshëm, duke punuar për kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e muzeut. Ai i njihte zakonet dhe masat e sigurisë së stafit....