Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeministri polak Tusk: Askush s’duhet t’i kërkojë Zelenskyt kompromise territoriale
Bota E Diel, 19 Tetor 2025 21:14 Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka reaguar me tone të forta kundër çdo përpjekjeje për t’i kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky lëshime territoriale si pjesë e negociatave për paqe me Rusinë. Në një deklaratë publike të shpërndarë në platformën X , Tusk theksoi se presioni duhet të ushtrohet ndaj agresorit, jo ndaj viktimës. “Askush prej nesh nuk duhet t’i bëjë presion Zelenskyt për lëshime territoriale. Përkundrazi, e gjithë përpjekja ndërkombëtare duhet të përqendrohet në ushtrimin e presionit ndaj Rusisë, në mënyrë që ajo të ndalojë agresionin e saj të pajustifikuar kundër Ukrainës,” shkroi Tusk. Kreu i qeverisë polake kritikoi idenë e paqësimit — përpjekjen për të arritur paqe përmes lëshimeve ndaj agresorit — duke e cilësuar si një...