Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare
Atentati me 1 kg tritol që hodhi në erë makinat e gazetarit të RAI3 Sigfrido Ranucci dhe vajzës së tij përpara banesës së tyre në Romë ka tronditur opinionin publik në vendin fqinj. Kjo ngjarje ka rikthyer në vëmendje atentatet mafioze të viteve ‘90 në Itali. Zbardhja e ngjarjes është marrë në dorë nga antimafia. Ranucci jeton nën mbrojtjen e policisë që prej vitit 2020 pas një atentati të dështuar ndaj tij. Në atë rast autori, një i ri shqiptar bëri aksident me motor para banesës së tij. Gazetari doli dhe i shpëtoi jetën, por më vonë shqiptari i identifikuar vetëm me emrin Ardian rrëfeu se ishte paguar për të vrarë gazetarin. Mediat italiane shkruajnë se hetuesit besojnë se pas sulmit ndaj Ranucci qëndrojnë disa...