Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Befasi në Premier League/ Manchester United fiton ndaj Liverpoolit
Manchester United ka arritur një fitore të madhe në transfertë me Liverpoolin, në kuadër të xhiros së tetë në Premier League. “Djajtë e Kuq” i arkëtuan pikët e plota ndaj rivalit të përbetuar me rezultat të ngushtë 1-2. Pas vetëm 63 sekondave lojë, Unitedi kaloi në epërsi përmes Bryan Mbeumo që shënoi pas asistimit të Diallos (2’). Mbeumo do të mbahet mend në histori meqenëse ishte goli më i shpejtë që është shënuar në këtë përballje mes rivalësh të urryer. Liverpooli tentoi të kthehet në lojë përmes Cody Gakpos, megjithatë ky i fundit goditi shtyllën. Ndërkohë, Unitedi gjithashtu rrezikoi me anë të Bruno Fernandesit, por kapiteni dështoi nga afërsia. Kësisoj, epilogu i kësaj pjese mbeti të jetë 0-1. Në 45 minutat e dytë, vendasit e...