Manchester United merr fitore të madhe ndaj Liverpool-it

Manchester United merr fitore të madhe ndaj Liverpool-it

19 Tetor 2025 20:02 Telesport Manchester United sot arriti një fitore të madhe në “Anfield” kundër Liverpool me rezultatin 1-2. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në Premier League për Amorim, hera e parë për të në 35 ndeshjet e para si trajner i “Djajve të kuq”. Pas 63 sekondash lojë, United kaloi i pari në avantazh me gol të Bryan Mbeumo. Ku është goli më i shpejtë që është shënuar në këtë përballje epike të dy skuadrave legjendare të kampionatit anglez. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat dhe me një lojë relativisht të kujdesshme nga të dyja skuadrat. Liverpool e nisi më me furi pjesën e dytë, por nuk pati fat në disa raste, sidomos me holandezin Gakpo i cili pati një...