Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aeroporti i Vlorës/ “2A Group” i përgjigjet Pacollit, duke përmendur palën ruse: Kërkojnë të blejnë flamurin tonë
Kompania 2A Group, në pronësi të Valon Ademit, ka reaguar pas postimin të fundit të Behgjet Pacollit, duke akuzuar se forca të errëta të cilat dikur kanë përfaqësuar palën ruse, kërkojnë të blejnë flamurin tonë kombëtar. Në postimin e saj, 2A Group e paraqet konfliktin si një “luftë për dinjitet dhe identitet kombëtar”. “Nuk jam në luftë me ata që flasin me metafora, as me ata që mbulojnë mashtrimin me buzëqeshje, e as me mashat. Lufta ime nuk ka emra, por ka kuptim. Lufta ime është me Compartment Berninën, jo si emër, por si simbol i asaj bote që kërkon të blejë flamurin tonë,” thuhet në reagim. Deklarata përmend drejtpërdrejt Bart Turtelboom, “njeriun që dikur përfaqësonte palën ruse në negociatat me Paris Club”, duke e...