Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Maqedonia e Veriut voton, Ali Ahmeti: Zgjedhjet lokale, me rëndësi të madhe kombëtare
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votuan sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, plus në Qytetin e Shkupit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, gati 40 përqind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 17:00. Në një konferencë për media ministri i Brendshëm maqedonas, Goce Andreevski, bëri të ditur se dy persona janë arrestuar në Prilep për shkak të “dhënies së ryshfetit” gjatë procesit zgjedhor. Megjithatë, ministri vlerësoi se procesi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike. Sa I përket komunave me shumicë shqiptare, ajo që ka regjistruar pjesëmarrjen më të lartë është komuna e Çashkës, e ndjekur nga Saraji dhe Çairi. Ndër partitë shqiptare në garë janë koalicioni VLEN...