20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë, në gjyq për abuzim me tenderat

20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë, në gjyq për abuzim me tenderat

Anëtarët e njësive të prokurimit të Ministrisë së Bujqësisë akuzohen se shpërdoruan detyrën në shtatë procedura prokurimi me fond limit 525 milionë lekë, të zhvilluara me negocim, duke shmangur testimin e tregut në përcaktimin e kritereve për produktet që kërkoheshin. BIRN Prokuroria e Tiranës njoftoi të dielën më 19 tetor përfundimin e hetimeve ndaj 20 nëpunësve publikë, të cilët akuzohen se shpërdoruan detyrën në shtatë tendera në Ministrinë e Bujqësisë, me fond limit 525 milionë lekë pa TVSH, që u kryen pa shpallje paraprake dhe me të dhëna fiktive, duke u shmangur testimi i tregut në përcaktimin e kritereve të produkteve që kërkoheshin. Çështja është dërguar në Gjykatën e Tiranës për t’u kaluar për gjykim. Hetimet ndaj 20 punonjësve të Ministrisë së Bujqësisë kanë nisur...