Nga Da Vinci te Rembrandt, ja një vështrim në disa nga grabitjet e famshme të muzeve përgjatë historisë

Nga Da Vinci te Rembrandt, ja një vështrim në disa nga grabitjet e famshme të muzeve përgjatë historisë

Një grabitje spektakolare ka tronditur Muzeun e Luvrit në Paris, pasi hajdutët vodhën nëntë bizhuteri me vlerë nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës, duke përdorur një ashensor për të hyrë në muze të dielën në mëngjes. Ngjarja ndodhi në Galerinë “Apollo”, ndërsa brenda ndodheshin vizitorë, rreth 30 minuta pas hapjes së muzeut më të vizituar në botë. Sipas raportimeve, incidenti ka ngritur shqetësime të reja për masat e sigurisë, pasi stafi prej kohësh ankohet për mbingarkesë dhe mungesë personeli. Ky nuk është rasti i parë që Luvri përballet me një grabitje të bujshme. Në vitin 1911, piktura “Mona Lisa” e Leonardo da Vinçit u zhduk nga korniza e saj nga ish-punonjësi Vincenzo Peruggia, për t’u gjetur dy vjet më vonë në Firence. Pikërisht kjo ngjarje...