Këlliçi denoncon përfshirjen e drejtoreshave të Arsimit në fushatën elektorale te Manastirliut

Këlliçi denoncon përfshirjen e drejtoreshave të Arsimit në fushatën elektorale te Manastirliut

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar qeverinë, duke akuzuar për përfshirjen e administratës shtetërore në fushatën elektorale. Në një reagim në rrjete sociale, Këlliçi ka denoncuar se dy drejtoresha të Ministrisë së Arsimit, Mirela Cami dhe Matilda Shabani, po marrin pjesë aktivisht në fushatën e ish-shefes së tyre, Ogerta Manastirliut, duke lënë pas dore detyrat ligjore dhe institucionale që u janë ngarkuar. Sipas tij, ky është një akt i qartë shkeljeje të Ligjit për Nëpunësin Civil, veçanërisht për drejtues të nivelit të lartë që duhet të jenë politikisht të paanshëm. “Ndërkohë që do të duhej të punonin për rritjen e cilësisë së arsimit në vend, drejtoreshat janë përfshirë në fushatën e partisë, si patronazhiste të rëndomta. Kjo është një shkelje e pastër e ligjit...