Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Policia arreston dy persona, u prezantuan si vëzhgues
Policia ka arrestuar dy persona në Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave maqedonase, ata janë arrestuar në oborrin e një shkolle fillore në Çair të Shkupit, pasi u prezantuan si vëzhgues, ndërsa refuzuan që të tregonin dokumentin e identifikimit. “Individët nuk ishin të përfshirë në procesin zgjedhor, por u paraqitën si vëzhgues të procesit zgjedhor. Ata ishin në oborrin e shkollës dhe refuzuan të identifikoheshin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.