Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Të shtëna me armë në konviktin e Universitetit të Oklahomës, raportohet për disa të vdekur dhe të plagosur
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një nga konviktet e Universitetit Shtetëror të Oklahomës, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Sipas njoftimeve paraprake nga autoritetet lokale, të shtënat ndodhën rreth orës 03:40 të mëngjesit, ndërsa forcat e rendit dhe shërbimet e urgjencës u njoftuan menjëherë dhe mbërritën në vendngjarje. Zyrtarët kanë konfirmuar se nga incidenti kanë humbur jetën disa persona, mes tyre të paktën një student, ndërsa disa të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor. Numri i saktë i viktimave ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi hetimet janë në zhvillim. Shkaku i të shtënave dhe identiteti i autorit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur një...