Zjarri në banesën në Maliq/ Vajza e mitur në gjendje të rëndë, intubohet në QSUT

Zjarri në banesën në Maliq/ Vajza e mitur në gjendje të rëndë, intubohet në QSUT

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së dielës në Maliq, ku një banesë është përfshirë nga flakët, brenda së cilës ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj të mitur. 40-vjeçarja Merjeme Azisllari dhe djali 14-vjeçar Luka Azisllari ndërruan jetë nga asfiksia. Në gjendje të rënduar vajza e mitur 6-vjeçe ka mbërritur në QSUT. E mitura po merr trajtim në pediatri në shërbimin e reanimacionit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e intubuar. Mjekët thonë se gjendja e saj vijon të jetë e rëndë. Krahas asfiksisë që pësoi nga tymi ka dhe shumë djegie. Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë soba me dru.