Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandaloze në Elbasan, tifozët vendas kapërcejnë rrethimin dhe shkojnë të përleshen me ata të Vorës
Momente kaosi në Elbasan gjatë ndeshjes së ekipit vendas ndaj Vorës, në sfidën e vlefshme për javën e 7 të Superiores. Pak momente pasi Vora shënoi golin e barazimit, nga tribunat nisën fyerjet në kor mes dy tifozerive. Dhe tifozët vendas, vendosën të sulmonin mbështetësit e ekipit udhëtues në tribunën e tyre. Kështu, një grup jo i vogël tifozësh kapërcyen ndarëset e stadiumit dhe shkuan të përlesheshin në tribunën kundërshtare, duke gjuajtur me sende të forta. U desh ndërhyrja e forcave të rendit dhe thirrje të vazhdueshme me altoparlantët e stadiumit që situata të qetësohej disi, ndonëse sharjet në kor nuk munguan as në vijimin e ndeshjes.