“Shkelje me të dy këmbët”, Këlliçi denoncon përfshirjen e drejtoreshave të MASR në fushatën e PS-së: Në fushatën janë..

“Shkelje me të dy këmbët”, Këlliçi denoncon përfshirjen e drejtoreshave të MASR në fushatën e PS-së: Në fushatën janë..

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka akuzuar sot Partinë Socialiste se në fushatën për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës janë angazhuar edhe dy drejtoresha të përgjithshme të Ministrisë së Arsimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se PS-ja me këtë akt, ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Këlliçi kërkoi që për këtë rast të marren masa urgjente për pezullimin e tyre nga detyra dhe ndjekje penale të kujtdo që shkel ligjin.