Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Putin i vendos kusht Trumpit – Ukraina të heqë dorë nga Donetsku
Bota E Diel, 19 Tetor 2025 18:09 Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar homologut amerikan Donald Trump që Ukraina të tërhiqet nga Donetsku, një rajon strategjik në lindje të vendit, i mbrojtur me forcë gjatë gjithë konfliktit. Sipas “Washington Post”, kërkesa u bë gjatë një telefonate mes dy liderëve të enjten, vetëm një ditë para vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington. Kërkesa e Putinit vjen në një moment kritik për diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa Zelensky pritet të diskutojë me Trump mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Një nga pikat e debatit është furnizimi me raketat amerikane “Tomahawk”, të cilat Kievi i konsideron si mjet presioni për ta detyruar Moskën të ulet në tryezën e negociatave. Trump ka shprehur rezervat e tij për këtë lloj ndihme...