Izraeli nis sulme ajrore në Gaza pas akuzave për shkelje të armëpushimit nga Hamasi

Izraeli nis sulme ajrore në Gaza pas akuzave për shkelje të armëpushimit nga Hamasi

Bota E Diel, 19 Tetor 2025 19:02 Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme ajrore kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës,  pas akuzave për shkelje të përsëritura të marrëveshjes së armëpushimit. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF),  sulmet u kryen të dielën,  si përgjigje ndaj veprimeve të Hamasit që kishin nisur që nga e premtja. Në një deklaratë zyrtare,  IDF tha se trupat izraelite që po operonin në zonën e Rafahit – në jug të Gazës – u sulmuan me raketë antitank dhe armë zjarri. “Terroristët qëlluan drejt trupave të IDF-së që po çmontonin infrastrukturën terroriste,  në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit. Në përgjigje, IDF ka nisur sulme për të eliminuar kërcënimin dhe për të çmontuar tunelet dhe strukturat ushtarake të përdorura për aktivitete...