Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjedia në familjen Azisllari, kryebashkiaku Topçiu: Bashkia Maliq do të mbulojë të gjitha shpenzimet
Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Maliq, ku Merjeme Azisllari dhe djali i saj Luka Azisllari humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët, ndërsa lëndime mori edhe vajza 6-vjeçare, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu. Në një postim në rrjetet sociale, Topçiu shkruan se në këto momente Bashkia e Maliqit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këtë situatë kaq të rëndë. Ndërsa më tej, Gëzim Topçiu u shpreh se do të mbulojë të gjitha shpenzimet Bashkia për këtë rast. Postimi i plotë: Ngjarje e rëndë në Maliq Një ngjarje e trishtë ka prekur sot qytetin tonë. Një nënë dhe djali i saj kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e asfiksisë...