Samiti i Budapestit Paqja në plan të dytë, tuneli në të parin

Samiti i Budapestit Paqja në plan të dytë, tuneli në të parin

Nga Eljanos Kasaj* Nën hijen e punimeve për Samitin e Budapestit, i dërguari special i Kremlinit për bashkëpunimin ekonomik dhe të investimeve ndërkombëtare dhe negociator kryesor në bisedimet e paqes në Ukrainë,Kirill Dimitriev, ka propozuar një projekt të guximshëm, për ndërtimin e një tuneli nënujor me vlerë 8 miliardë dollarësh që do të lidh Alaskën dhe Rusinë,duke përdorur kompaninë e ndërtimit të tuneleve “The Boring Company” të multimiliarderit dhe filantropit Elon Musk. “Elon Musk, imagjino të lidhësh SHBA-në dhe Rusinë, Amerikën dhe Afro-Eurazinë, me tunelin Putin-Trump — një lidhje 70 miljesh që simbolizon unitetin”, shkroi Dmitriev në platformën sociale X. Sipas Dimitriev-it, tuneli përmes Ngushticës së Beringut do të “simbolizoj unitetin” e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe “do të ndryshojë fytyrën e tregtisë globale”....