“Burri punonte ditë-natë”, dëshmi të rënda nga tragjedia në Maliq: Nëna si linte kurrë fëmijët vetëm,ishin të varfër…

“Burri punonte ditë-natë”, dëshmi të rënda nga tragjedia në Maliq: Nëna si linte kurrë fëmijët vetëm,ishin të varfër…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Maliqit këtë të diel, ku si pasojë e një zjarri në një banesë humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Zjarri ra në mesditë në banesën e familjes Azizllari, e cila, sipas fqinjëve, përballej me kushte të vështira ekonomike. Fqinja Verxhie Gjata tregon se situata e tyre ishte mjaft e rënduar dhe se jetonin në varfëri të thellë. Në një prnoncim për mediat, Gjata tha se fëmijët ishin të sëmurë ndërsa i ati i tyre punonte që nga mëngjesi deri në darkë. “E ndihmoni të sëmurën tjetër. Ata ishin shumë keq. Ai burri që me natë në punë, por me dy fëmijë. Nuk merrnin kemp....