Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
OKB akuzon Houth se po mbajnë peng 20 anëtarë të organizatës
OKB-ja njoftoi sot se 20 punonjës të saj janë arrestuar nga rebelët Huthi në Sana’a, kryeqyteti i Jemenit që kontrollohet nga rebelët shiitë, një ditë pas një tjetër sulmi që ata kryen ndaj stafit të OKB-së. “Pesë punonjës vendas dhe 15 punonjës ndërkombëtarë janë ndaluar në kompleksin e OKB-së”, tha për agjencinë AFP zëdhënësi i koordinatorit të përhershëm të OKB-së në Jemen, Jean Alam. Sipas tij, 11 punonjës të tjerë vendas janë liruar pasi janë marrë në pyetje, ndërsa shtoi se organizata është në kontakt me Huthit dhe palë të tjera për të zgjidhur sa më shpejt këtë situatë serioze, për të siguruar lirimin e plotë të stafit dhe rikthimin e kontrollit të plotë mbi ambientet e saj në Sana’a. Jean Alam kishte deklaruar më...