Banesa përfshihet nga zjarri, vdes nëna dhe fëmija/ Kryebashkiaku i Maliqit reagon pas tragjedisë

Banesa përfshihet nga zjarri, vdes nëna dhe fëmija/ Kryebashkiaku i Maliqit reagon pas tragjedisë

Gëzim Topçiu MALIQ- Kryetari i Bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin këtë të diel, ku një nënë dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën si pasojë e një zjarri në banesën e tyre. Në një mesazh në rrjetet sociale, ai e cilësoi ngjarjen si tepër të rëndë, duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Azizllari. Zjarri përfshiu banesën rreth orës 13:30, duke i marrë jetën Merjeme Azizllarit dhe djalit të saj, Luka, ndërsa vajza 6-vjeçare e familjes ndodhet në gjendje kritike për jetën. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një sobe me dru, ndërsa grupet hetimore po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të tragjedisë/ZËRI