Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut/ 31 për qind e qytetarëve votuan deri në orën 15:00
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, plus në Qytetin e Shkupit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, 31 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 15:00. Votimi filloi në orën 07:00 dhe qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 19:00. Më pas do të nisë numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para. Në një konferencë për media ministri i Brendshëm maqedonas, Goce Andreevski, bëri të ditur se dy persona janë arrestuar në Prilep për shkak të “dhënies së ryshfetit” gjatë procesit zgjedhor. Megjithatë, ministri vlerësoi se procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe...