Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Reagon Dhoma e Avokatisë pas arrestimit të Ulian Barjamit: Bojkot i proceseve penale deri më 25 tetor
Ulian Barjami TIRANË- Arrestimi i avokatit Ulian Barjami në Elbasan ka shkaktuar një valë reagimesh në mbarë vendin, duke nxitur Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë të ndërmarrë masa të ashpra në mbrojtje të integritetit të këtij profesioni. Në një deklaratë të bërë publike këtë të diel, Komiteti Drejtues i Dhomës, me firmën e kryetarit Maksim Haxhia, ka shpallur bojkot të përgjithshëm të të gjitha proceseve penale në të gjitha gjykatat e vendit, deri më datë 25 tetor 2025. Bojkoti nuk do të prekë seancat që kanë afate procedurale dhe ato për masat e sigurimit, me qëllim që të mos dëmtohen të drejtat e të pandehurve. Dhoma e Avokatisë e ka cilësuar ndalimin e Barjamit si një shkelje serioze dhe të papranueshme të pavarësisë së avokatit,...