Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për llogari të agjencisë sëe inteligjencës së Izraelit

Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për llogari të agjencisë sëe inteligjencës së Izraelit

Protestë e mbajtur në Londër kundër ekzekutimeve në Iran. Fotografi nga arkivi. Irani ka ekzekutuar një person të dënuar për spiunazh për agjencinë e inteligjencës së Izraelit, tha sistemi gjyqësor më 19 tetor. Ky është dënimi i fundit, teksa Irani së voni ka kryer një sërë ekzekutimesh që lidhen me luftën 12-ditore që Irani dhe Izraeli zhvilluan në qershor të këtij viti. “Ekzekutimi i këtij spiuni… u krye në burgun e Komit pas konfirmimit nga Gjykata Supreme dhe refuzimit të kërkesës së tij për amnisti”, citohet të ketë thënë Kazem Mousavi, kryegjyqtari i provincës Kom, sipas ueb-faqes së gjyqësorit iranian, Mizan Online. Identiteti i burrit – që u dënua me varje të shtunën në qytetin e shenjtë të Komit, në jug të Teheranit – nuk...