Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Java e 7-të e Kategorisë së Parë, Skënderbeu kryeson me 19 pikë
19 Tetor 2025 15:27 Telesport Është mbyllur java e 7-të e Kategorisë së Parë, ku Skënderbeu ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin 1-0, duke qëndruar në krye të renditjes. Laçi triumfoi 3-0 në fushën e Kukësit, ndërsa Burreli fitoi 2-1 në Fier ndaj Apolonisë. Korabi mposhti Lushnjën 2-0, ndërsa ndeshjet Besa–Pogradeci dhe Kastrioti–Iliria përfunduan në barazim 1-1. Pas kësaj jave, Skënderbeu kryeson me 19 pikë, i ndjekur nga Laçi me 13, ndërsa Iliria dhe Burreli ndajnë vendin e tretë me nga 11 pikë. Rezultatet e javës së 7-të: Kukësi – Laçi 0-3AF Luftëtari – Skënderbeu 0-1Besa – Pogradeci 1-1Kastrioti – Iliria 1-1Korabi – Lushnja 2-0Apolonia – Burreli 1-2