Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Grabitje spektakolare në Muzeun e Luvrit – zhduken bizhuteritë e Napoleonit
Një grabitje e guximshme është regjistruar mëngjesin e sotëm në Muzeun e Luvrit në kryeqytetin francez, duke tronditur opinionin publik në Francë dhe mbarë botën. Lajmi është konfirmuar nga ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, e cila ndodhet në vendngjarje. “Një grabitje ndodhi sot në mëngjes, në hapje të muzeut të Luvrit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Jam në vendngjarje së bashku me stafin e muzeut dhe policinë. Hetimet janë në vijim,” – deklaroi Dati në një postim në rrjetet sociale. Sipas të përditshmes Le Parisien, tre autorë të maskuar kanë hyrë në muze nga ana e lumit Sena, ku aktualisht po kryhen punime ndërtimi. Ata kanë shfrytëzuar një ashensor teknik për të depërtuar direkt në galerinë e bizhuterive perandorake franceze. Pasi kanë thyer...