Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri në Maliq, pamje nga brenda banesës së shkrumbuar nga flakët ku humbën jetën nënë e bir (VIDEO)
Janë publikuar në media pamje nga brenda banesës së shkrumbuar në Maliq, ku për pasojë humbën jetën nënë e bir. Nga pamjet shihet se çdo orendi brenda në banesë është e shkrumbuar. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës, teksa shkak për flakët, dyshohet të jetë bërë soba me dru. Vajza e mitur, 6 vjeçe ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë.