Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Tërhoqëm djalin prej këmbe”/ Fqinjia rrëfen tmerrin nga zjarri që i mori jetën nënës dhe 14-vjeçarit në Maliq
Ditën e sotme, një zjarr në një banesë në Maliq i mori jetën shtetases Merjeme Azizllari dhe djalit të saj 14-vjeçar, Valter Azizllari, ndërkohë që i dëmtuar rëndë ka mbetur edhe fëmija i vogël i familjes, një 6 vjeçar. Fqinjia e familjes së prekur nga zjarri, shtetasja Xheme Kapali, ka folur për A2 CNN, ku ka shpjeguar edhe disa detaje nga ngjarja e rëndë. Kapali shpjegoi se bashkë me një komshi tjetër, kur pane flakët në banesën e fqinjes, nxituan dhe nxorën prej aty, duke e tërhequr prej këmbe djalin 6-vjeçar. Ajo tha gjithashtu se nuk ishin në dijeni se brenda ndërtesës ndodheshin edhe e ema e tij dhe djali 14-vjeçar. Kapali tregoi gjithashtu momentin kur babai i 14-vjeçarit që mbeti viktimë, mësoi për ngjarjen...