Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Presidenti Begaj viziton komunat arbëreshe në Itali! Pjesë e inaugurimit të statujës së Skënderbeut në Ururi
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në komunat arbëreshe të Rajonit Molise në Itali, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve vendore të këtij rajoni. “Kënaqësi të takohem me autoritetet e larta të Rajonit të Molises”, deklaroi Begaj, duke ndarë vlerësimin se çdo takim me autoritetet italiane mbart këtë frymë miqësie që karakterizon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në të gjitha fushat: politikë, ekonomi, kulturë, arsim, shendetësi, e të tjera. Një kontribut të posaçëm në forcimin e vazhdueshëm të lidhjeve historike, kulturore dhe njerëzore ndërmjet dy vendeve kanë dhënë komunitetet arbëreshe dhe Diaspora e re shqiptare. Kreu i shtetit theksoi se “Shqipëria–Italia–Arbëria” është një projekt që e përforcon partneritetin...