Banesa mori flakë/ Nëna dhe djali 14-vjeçar vdiqën nga asfiksia, flet fqinji: Janë të varfër, dy fëmijët me autizëm

Banesa mori flakë/ Nëna dhe djali 14-vjeçar vdiqën nga asfiksia, flet fqinji: Janë të varfër, dy fëmijët me autizëm

Një komshi i familjes Azisllari, në banesën e së cilës ra zjarr, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku nga asfiksia humbi jetën nëna dhe djali 14-vjeçar. Në gjendje të rëndë është edhe djali tjetër 6-vjeç. Ai tha se fëmijët janë me autizëm, ndërsa shtoi se përballeshin me kushte të vështira ekonomike. “Fëmijët me autizëm, nëna ishte mirë. Nëna nuk punonte, vetëm i ati punonte në familje. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Nuk di se si ka ndodhur ngjarja. Tani më thanë një familjar. Erdha të pyes se sa pashë zjarrfikësen.”, u shpreh ai.