Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nënë e bir humbën jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, zbulohet shkaku i zjarrit
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Maliq mesditen e kësaj të diele, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre, ndërkohë që vajza 6-vjeçare u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës. Siç mëson gazetarja e Top Channe, Dhorjela Çule, zjarri u erdhi si pasojë e sobës me dru që familja e përdorte për ngrohje. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:30 në një banesë familjare, ku ndodheshin një nënë 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj. Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Merjeme Azisllari, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar...