Vrasja e zyrtarit të EULEX-it, 7 persona u shoqëruan nga policia gjatë bastisjeve të sotme në 9 lokacione në veri

Vrasja e zyrtarit të EULEX-it, 7 persona u shoqëruan nga policia gjatë bastisjeve të sotme në 9 lokacione në veri

Kosova E Diel, 19 Tetor 2025 15:04 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një operacion të gjerë policor në komunat Zubin Potok dhe Zveçan, si pjesë e hetimeve lidhur me vrasjen e një zyrtari të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX). Sipas komunikatës së përbashkët të lëshuar të shtunën, operacioni është zhvilluar “në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale”, duke pasuar një hetim të ndërlidhur me vrasjen e zyrtarit të EULEX-it, A.S. Gjatë bastisjeve, të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë kontrolluar gjithsej nëntë lokacione: dy në Zveçan dhe shtatë në Zubin Potok....