Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rëndohet bilanci nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar
Një ngjarje tragjike është regjistruar sot (19 tetor) në Maliq, ku një zjarr ka përfshirë një banesë dhe për pasojë ka humbur jetën një grua, ndërsa dy fëmijët e saj janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës. Por pas nënës, Merjeme Azizllari, ka ndërruar jetë edhe djali 14-vjeçar, Valter Azizllari, i cili mbeti i dëmtuar nga zjarri i rënë në banesën ku ata jetonin në Maliq. Ata ndërruan jetë teksa u transportuan drejt Spitalit të Korçës. Ndërkohë, në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe djali i vogël i familjes, i cili është vetëm 6-vjeç. “Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se: Si pasojë...