Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, policia italiane identifikon autorin. Ja kush është…

Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, policia italiane identifikon autorin. Ja kush është…

Policia italiane ka arritur të identifikojë autorin e vrasjes së shqiptarit 23-vjeçar, Hekuran Cumani, i cili humbi jetën pas një përleshjeje të dhunshme në një pub në Perugia. Sipas të përditshmes La Repubblica, autori është një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut. Sipas dëshmive të mbledhura nga miqtë e viktimës dhe dëshmitarët në vendngjarje, përplasja mes dy grupeve kishte nisur brenda lokalit “100Dieci” për arsye të vogla, por degradoi në dhunë të rëndë jashtë pub-it. Dy grupet përbëheshin nga rreth njëzet persona. Autori fillimisht plagosi lehtë vëllanë e Hekuranit, Samuelin, dhe më pas i është vërsulur vetë Hekuran Cumanit, duke e goditur me thikë në kraharor. Goditja ka qenë fatale dhe 23-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. Policia dyshon se autori mund të...