Tragjike në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë/ Humb jetën nga asfiksia nëna, fëmijët dërgohen në spital (Detajet)

Tragjike në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë/ Humb jetën nga asfiksia nëna, fëmijët dërgohen në spital (Detajet)

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Maliq të Korçës këtë të Dielë.   Mësohet se nëna ka ndërruar jetë nga asfiksia, ndërsa dy fëmijët janë transportuar me urgjencë nga ambulancat drejt spitalit të Korçës.  Bëhet me dije se dy fëmijët të moshës 14 dhe 16-vjeçare, janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.  Njoftimi i policisë   “Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.  Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje...