Ngjarja tragjike/ Rëndohet bilanci nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar

Ngjarja tragjike/ Rëndohet bilanci nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar

Pas nënës, Merjeme Azizllari, ka ndërruar jetë edhe djali 14-vjeçar, Valter Azizllari, i cili mbeti i dëmtuar nga zjarri i rënë në banesën ku ata jetonin në Maliq.  Burime bëjnë të ditur se ata ndërruan jetë teksa u transportuan drejt Spitalit të Korçës. Po ashtu në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe djali i vogël i familjes, i cili është vetëm 6-vjeç.  Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim nga autoritetet lokale, ndërsa vijon puna për shuarjen totale të flakëve.  Njoftimi i Policisë:  Maliq / Informacion shtesë-Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:  Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore...