Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarri në një banesë në Maliq, humb jetën nëna, fëmijët në gjendje të rëndë shëndetësore
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në Malqi. Një banesë është përfshirë nga flakët, ku fatkeqësisht nëna ka humbur jetën nga asfiksia, ndërsa dy fëmijët e saj janë transportuar në spitalin e Korçës. Mësohet se viktima ishte 40 vjeçe, ndërsa fëmijët janë të moshave 14 dhe 6 vjeç. Korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule raporton se shërbimet e policisë ndodhën në vendngjarje. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç. Dyshohet se si pasojë e...