Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja me thikë e 23-vjeçarit shqiptar në Perugia: Në kërkim një i ri tunizian
Hekuran Cumani-vendngjarje ITALI- Hekuran Cumani, një 23-vjeçar shqiptar nga Fabriano, u gjet i vdekur në parkingun e Universitetit të Perugias të shtunën, më 18 tetor. Sipas mediave italiane, ai u qëllua me thikë në fyt gjatë një grindjeje që ndodhi natën e së premtes. Policia dhe hetuesit e Perugias kanë identifikuar tashmë personin që kreu këtë akt të rëndë. Bëhet fjalë për një të ri me origjinë nga Afrika e Veriut, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Gazeta “La Repubblica” shkruan se ai, së bashku me grupin e tij të miqve, kishte shkaktuar sherrin fillimisht brenda dhe më pas jashtë lokalit "100Dieci", ku sapo kishte përfunduar një mbrëmje universitare e së premtes. Dy thikaHekuran Cumani, së bashku me vëllain e tij Samuel...