Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Minatorët e Spaçit: “TETE Albania” po na largon nga puna pse protestojmë për të drejtat tona
Prej më shumë se dhjetë ditësh, rreth 70 minatorë të minierës së Spaçit kanë bojkotuar punën, duke kërkuar njohjen e sindikatës që kanë krijuar dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive që do të garantonte të drejtat dhe sigurinë e tyre në vendin e punës. Ata akuzojnë kompaninë turke “TETE Albania” se po refuzon të ulet në bisedime dhe nuk njeh përfaqësinë e tyre sindikale, duke thënë se nuk plotëson kriteret ligjore. Minatori Dritan Lleshi deklaroi se kompania ka nisur të hakmerret ndaj punëtorëve për shkak të protestës. “Ka sjellë zarfat për largim nga puna për 16 minatorë, por s’kemi pranuar t’i marrim, dhe pastaj na kanë komunikuar vendimin përmes telefonit,” tha ai, duke e cilësuar veprimin si të paligjshëm dhe presion ndaj protestuesve. Lleshi theksoi...