Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Grabitja e bizhuterive të Napoleonit, autoritetet: Hajdutët hynë e dolën për 7 minuta/ Dëshmitarët: Ndodhi si te “Kodi i Da Vincit”
Ministria e Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen spektakolare që ndodhi mëngjesin e së dielës në muzeun e Luvrit. Sipas ministrisë, rreth orës 09:30 sipas orës lokale disa persona hynë në Galerinë Apollo nëpërmjet një dritareje, të cilën e thyen. Hajdutët që mendohet të jenë tre ose katër përdorën një vinç mallrash në një kamion jashtë ndërtesës. Pasi hynë brenda, hajdutët vodhën nëntë objekte nga koleksioni i bizhuterive të Napoleonit dhe Perandoreshës, përfshirë një gjerdan, një karficë dhe një kurorë. Burime brenda muzeut konfirmojnë se diamanti legjendar “Régent”, më i madhi i koleksionit me peshë mbi 140 karatë, nuk është prekur nga grabitja. Ministri Nunez thotë se grabitja zgjati shtatë minuta, ndërkohë që po hartohet një listë e saktë e asaj që është...