Grabitja në Muzeun e Luvrit/ Tre persona të maskuar vodhën bizhuteritë e Napoleon Bonapartit, flasin dëshmitarët: Ndodhi si te “Kodi i Da Vincit”

Grabitja në Muzeun e Luvrit/ Tre persona të maskuar vodhën bizhuteritë e Napoleon Bonapartit, flasin dëshmitarët: Ndodhi si te “Kodi i Da Vincit”

Një grabitje dramatike në Muzeun e Luvrit ka detyruar mbylljen e papritur të muzeut më të vizituar në botë, duke shkaktuar panik te turistët dhe një operacion të madh policor në zemër të Parisit. Tre “kriminelë të organizuar mirë” kanë hyrë në muze dhe sipas burimeve, janë larguar me bizhuteri historike me vlerë miliona paund, që dikur i përkisnin Napolon Bonapartit dhe Perandeshës Joséphine. Hetuesit e përshkruajnë sulmin si një operacion të planifikuar me kujdes. Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes, pak pas hapjes së muzeut. Sipas burimeve policore të raportuara nga Le Parisien, grabitësit hynë nga ana e lumit Seine, ku po zhvillohen punime ndërtimi. Ata përdorën një ashensor ngarkese që çonte direkt në dhomën e ekspozimit ku ruheshin bizhuteritë, dhe dy prej tyre...