‘Mungesë mbështetje financiare për gjyqin e UÇK-së nga qeveria shqiptare’, Bushkolaj: Protesta në Tiranë nuk dha mesazhin simbolik si ajo në Prishtinë

‘Mungesë mbështetje financiare për gjyqin e UÇK-së nga qeveria shqiptare’, Bushkolaj: Protesta në Tiranë nuk dha mesazhin simbolik si ajo në Prishtinë

Gazetari Elkier Bushkolaj ishte i ftuar në edicionin informativ të mesditës në Syri TV, ku komentoi protestën që u mbajt në Tiranë, kundër Gjykatës Speciale,“kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimiT. Ai vuri në dukje se megjithëse pati pjesëmarrje, ajo nuk arriti të krijonte efektin e duhur simbolik dhe u shoqërua me tensione dhe përçarje. Bushkolaj theksoi se qytetarët e Tiranës dhe shqiptarët në përgjithësi e bojkotuan protestën, pjesërisht për shkak të mungesës së informacionit dhe ftohjes në marrëdhëniet ndërinstitucionale mes Tiranës dhe Prishtinës, që nuk përfshinte vetëm marrëdhënien Rama-Kurti, por edhe lidhjet mes Ramës dhe Mustafës, apo Ramës dhe Haradinajt. Ai ngriti edhe...