BBC: Grabitja në Luvër, “tre ose katër autorë” për 7 minuta morën nga Xhevahiret e Kurorës Franceze

BBC: Grabitja në Luvër, “tre ose katër autorë” për 7 minuta morën nga Xhevahiret e Kurorës Franceze

Në vijim të dinamikës së ditës së sotme, të grabitjes që është bërë në Muzeun e Luvrit, BBC sjell dëshmi dhe fakte të reja. Sipas këtij murimi mësohet se: Ministri i Brendshëm francez Laurent Nuñez i tha stacionit radiofonik France Inter: “Një grabitje e madhe ndodhi këtë mëngjes në Sallën Apollo. Individë hynë në Muzeun e Luvrit nga jashtë, duke përdorur një ashensor mallrash të jashtëm që ishte vendosur në një kamion.” Dhoma Apollo strehon Xhevahiret e Kurorës Franceze, si dhe thesare, përfshirë koleksionin e enëve prej guri të fortë të Luigjit XIV. Hajdutët hapën me forcë një dritare duke përdorur një mulli këndor dhe vodhën bizhuteri që kanë “vlerë sentimentale dhe janë të paçmueshme”, shtoi ministri i brendshëm. Kishte “tre ose katër autorë”, tha...