Guvernatori i BSH, Gent Sejko: Rritja ekonomike 3,5%, investimet dhe konsumi privat motorët kryesorë

Guvernatori i BSH, Gent Sejko: Rritja ekonomike 3,5%, investimet dhe konsumi privat motorët kryesorë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri i Financave, Petrit Malaj morën pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington DC, SHBA. Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit e FMN-së dhe BB-së, guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione financiare ndërkombëtare, mblidhen së bashku për të diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit të ekonomisë botërore.Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Guvernatori Sejko zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ndër të cilët veçojmë: Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Riccardo Ercoli; Drejtorin e Departamentit Evropian në FMN, Alfred Kammer; Këshilltaren Rajonale pranë Departamentit Monetar dhe Tregjeve...